Home SHQIPERIA 15 drogë në formë çokollate në autobuzin e linjës Tiranë-Tropojë

15 drogë në formë çokollate në autobuzin e linjës Tiranë-Tropojë

0
15 drogë në formë çokollate në autobuzin e linjës Tiranë-Tropojë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një drejtues autobusi ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e kësaj të shtune pasi iu konstatuan 15 pako me kanabis në formë çokollate.

 

Droga e përpunuar si çokollatë, ishte nisur nga Tirana në drejtim të Tropojës, me autobusin e kësaj linje. Ky i fundit drejtohej nga 43 vjeçari Alban Ismalaj.

 

Nga operacioni i kryer në kurbin, u zbulua se droga gjendej në pjesën e bagazheve dhe pas peshimit rezultoi se ishte rreth 3.1 kilogramë.

 

Operacioni i koduar “Linja”, ishte një bashkëpunim i policisë së Lezhës dhe forcave të posaçme Shqiponja.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë