Shkruan: Hamzi Ibraimi

15 korriku i vitit 2016 çdoherë do të mbetet në histori si një vit i zymtë, një natë plotë me dhimbje e lot për popullin turk. Ky vit na përkujton natën më të tmerrshme dhe tradhtinë më të madhe që mund të përjetojë një popull dhe një lider shteti nga tradhtarët (hajnat) e vatanit të cilët ishin dora e zgjatur e lëvizjes së ashtuquajtur “Hizmet” në krye me Fethullah Gylen.
Kjo natë për liderin e Republikës së Turqisë dhe popullin e tij ishte një natë shumë e gjatë. Ai popull u përballë me ata që e dinin se janë ushtarë që do ta mbrojnë shtetin (vatanin) e tyre. Por, në fakt ata dolën tradhtarët që nën komandën e të tjerëve (Abilerëve) vendosën që të shkatërrojnë shtetin e tyre.
Nata e 15 korrikut nxori fytyrën e vërtetë të asaj lëvizjeje. Ajo natë tregoi se kush janë në të vërtetë udhëheqësit e kësaj lëvizjeje dhe se kujt i shërbejnë në të vërtetë.
Kjo lëvizje me anë të shkollave dhe investimeve të tyre të ndryshme u përhap në shumë shtete e posaçërisht caku i tyre ishin shtetet ballkanike, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina etj..
Vendet e lartpërmendura ballkanike duhen të jenë të vetëdijshëm nga rreziku që mund t’u vijë nga kjo lëvizje, sidomos kur e kemi shembullin më konkret të asaj se çfarë ndodhi në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.

☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆

Para disa muajve në Shqipëri dhe Kosovë u bë edhe promovimi i biografisë të krye-liderit terrorist të lëvizjes “Hizmet”, Fethullah Gylen, të shkruar nga një profesor amerikan, njëkohësisht pastor i krishterë. E gjithë kjo u bë nga disa njerëz të afërt, bashkëpunëtorë të kësaj lëvizjeje dhe mercenarë të paguar.
Kjo tregon se rrezikshmëria në këto shtete nga kjo lëvizje është e dukshme veçanërisht nga lëvizjet e fundit që u ndërmorën nga këta njerëz.

☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆

Dr. Isan Shenoqak, në një fjalim të tij tha se asnjë dijetar përgjatë historisë nuk ka bërë përpjekje për të vendosur njerëz nëpër institucione. Ai po ashtu tha se dijetarët, që nga sahabët e deri më sot edukuan dhe kultivuan njerëz, por asnjëherë nuk luftuan për t’i futur ata njerëz brenda institucioneve si shërbime sekrete dhe organizata terroriste, sepse detyra e një dijetari nuk është kjo. Nëse ndonjëri del në shesh (mejdan) dhe thotë se është dijetar dhe në vend që të edukojë njerëz, ai i vendos ata fshehurazi në vende të caktuara, dijeni se ai nuk është dijetar, por është si Ibn Sebe, që ishte armiku i Ummetit dhe i popullit. Ndërkaq, Fethullah Gyleni bëri atë që nuk e ka bërë asnjë dijetar gjatë gjithë historisë. Prandaj, Fethullah Gylen nuk është dijetar.

☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆

Para disa muajsh, presidenti i Turqisë në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri kërkoi nga kryeministri Edi Rama që Shqipëria të ndërmarrë hapa konkrete kundër këtyre personave që marrin pjesë në organizatën Feto, sepse lëvizja “Hizmet” në Shqipëri është thelluar aq shumë si në Komunitetin Musliman të Shqipërisë, ashtu edhe në institucione shtetërore, në media dhe shkolla. Shembuj konkretë kemi ish-ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati ku refuzoi para disa viteve të dorëzojë anëtarët e lëvizjes “Hizmet” tek autoritetet turke. Po ashtu, kemi shembuj konkretë në Kosovë dhe Maqedoni ku disa tashmë ish-funksionarë të afërt me lëvizjen “Hizmet” e pamundësuan parandalimin e punës së kësaj lëvizjeje në këto vende.

Lëvizja “Hizmet” është një organizatë terroriste ndërkombëtare e thelluar në çdo shtet, me anë të shoqatave, konvikteve dhe shkollave të tyre. Kjo lëvizje, çdo nxënësi, çdo studenti apo çdo individi që qëndron në konviktet e tyre, u mban ligjërata për liderin e tyre Gylen, dhe përveç librave të Gylenit nuk u lejohet të lexojnë asnjë libër tjetër. Në këtë mënyrë, ata bëjnë shpëlarjen e trurit tek ata të cilët shkojnë në konviktet apo shkollat e tyre. Në këtë formë, ata krijojnë mercenarë që do të jenë në urdhrat e abilerëve dhe do të respektojnë çdo urdhër të liderit të tyre shpirtëror.
Strukturat terroriste të lidhura me FETO-n, janë të fshehura nën petkun e arsimit, shëndetësisë si dhe ndihmave humanitare, duke ndjekur një agjendë shumë sekrete dhe të fshehtë, ku shtohen si qeliza kancerogjene brenda strukturës shtetërore pothuajse në të gjithë vendet ku ushtrojnë veprimtari.

Liderët e shteteve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, duhet të ndërmarrin hapa dhe vendime konkrete për t’i mbyllur njëherë e përgjithmonë institucionet e kësaj lëvizjeje terroriste.
Me përfundimin e këtij artikulli, do të doja të shfrytëzoj rastin për të përkujtuar të gjithë dëshmorët e 15 korrikut 2016 me lutje dhe duke kërkuar mëshirë tek Allahu që t’i pranojë si shehidë (dëshmorë) dhe duke e lutur Atë që kjo natë mos të përjetohet më tek populli turk.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re