Një fëmijë i moshës parashkollore shënon rastin e shtatë të prekur nga fruthi.

Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se akoma nuk kanë vërtetim laboratorik për rastin e ri, por pasqyra klinike dhe lidhja epidemiologjike flasin për fruth.

Rasti i ri është fëmijë i moshës 8 muajshe, i cili ka pasur lidhje familjare me njërin nga gjashtë të infektuarit tjerë, dhe ka vizituar disa herë çerdhen e cila u mbyll si pasojë e numrit të fëmijëve të prekur nga fruthi.

“Gjendja e fëmijës së prekur është relativisht e mirë. Masat sanitare, higjienike dhe kundër epidemiologjike i zbatojnë ekipet përkatëse të Qendrës për Shëndet Publik. Parashkollorët vaksinohen në punktin e imunizimit në Butel. Gjatë katër-pesë ditëve të kaluara që kur u shpall epidemia e fruthit, në komunën e Radishanit edhe përskaj përpjekjeve, përgjegjësia nuk është e lartë. Në atë periudhë janë vaksinuar 16 fëmijë me vaksinën MRP”, theksoi Biljana Danilovska, komisioni nacional kundër sëmundjeve ngjitëse.

Ndërkohë tejet alarmante paraqitet gjendja me numrin e fëmijëve të pavaksinuar. Vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar afro 15,000 fëmijë të cilët asnjëherë nuk kanë pranuar vaksinë. Komuna Qendër, Kisella Vodë dhe ajo e Karposhit janë komunat ku numri i fëmijëve të pa vaksinuar arrin deri në 50%.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re