Vrasja masive e anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz është një nga ngjarjet më të rënda dhe po ashtu simbolet më të forta të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës në luftën për liri.

 

Quo Vadis ishte pikërisht në Prekaz në rrënojat e familjes Jashari, aty ku 15 mijuë forca serbe rrethuen dhe masakruan për tre ditë me radhë familjen e Adem Jasharit, të cilët luftuan me trimeri të rralle kundër pushtuesit.

 

Ciceroni Xhevat Imeri shpjegoi për moderatoren Pranvera Borakaj të gjithë dinamiken e kësaj ngjarje që do të kthehej në një nga simbolet më domethenese të rezistencës.

 

Ai shtoi se e para në këtë përballje të përgjakshme vdiq gruaja e Adem Jasharit.

 

Sipas tij Besarta, pjese e familjes së ngushte qëndroi 4 ditë e mbuluar nga gjaku vetëm për ti dëshmuar opinionit public se cfarë masakre kishin bërë serbet.

 

Imeri tha se sot pasardhësit e familjes Jashari janë kthyer dhe jetojnë ne Prekaz duke sfiduar ndjeshëm të gjithë kujtimet e tmerrshme të 25 viteve më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re