Yuri Kim e tha qartë dhe shkoqur se marrëveshja për Reformën Zgjedhore tashmë varet nga Basha. Kaq ka mjaftuar dhe nga selia e PD, aty ku Basha po zhvillon prej orësh një takim me Kryemadhin, Idrizin dhe dy negociatorët Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, ka mbërritur deklaratë e kryedemokratit.

Yuri Kim kërkon që Basha të thotë “po” kësaj marrëveshjeve për Shqipërinë dhe shqiptarët, teksa e vuri theksin tek lëshimet që ka bërë Qeveria lidhur me draftin pë Reformën Zgjedhore dhe rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës ka mbetur një çështje pa zgjidhur, por pa specifikuar se cila është ajo. Ndërkohë garantoi shqiptarët se opozita është e gatshme të bëjë gjithçka për këtë reform.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re