Koronavirusi vijon përhapjen e frikshme në Shqipëri.

Burime për Balkan Web raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 15 persona në Durrës.

Të njëjtat burime raportojnë se nga 15 të infektuarit një është qytetar nga Kosova, që kishte ardhur me pushime në Golem.

Ndërkohë, katër të tjerë janë raste të kontakteve që kanë rezultuar pozitivë më herët.

Ndërsa dhjetë raste të tjera janë akoma nën hetim epidemiologjik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re