Inspektoriati Shterëror Shëndetësor mbyll Call-Center ku u regjistruan 15 raste të reja me Covid-19.

Gjatë përditësimit të të dhënave për situatë e Covid-19 në vend, Minstria e Shëndetësisë njoftoi se rastet në Call-Center ishin kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.

Pas fasonerive, Call Center janë institucionet që kanë më të ekspozuara ndaj përhapjes së koronavirusit. Pjesa më e madhe e të infektuarve në Shqipëri janë pikërisht nga fasoneritë dhe call center.

Në 24 orët e fundit u shënuan 25 raste të reja duke e çuar në 1,029 numrin total të të infektuarve.

Një pacient 69-vjeçar humbi jetën, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 33 gjithsej ne vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re