Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.
Krahasuar me dje, numri i të infektuarve është ulur. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata është nën kontroll dhe kërkoi që zbatohen me përpikmëri rekomandimet e strukturave shëndetësore.
Në total u bënë 259 testime për të dyshuar me koronavirus, e 36 prej tyre ishin pjesë e personelit shëndetësor.
Ndërkohë që numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka shkuar në 9.
