Makaronat zieni një apo dy minuta më pak se që ju thotë udhëzimi në paketim. Gjegjësisht, pasi t’i shtoni salcën e nxehtë makaronat do të zbuten edhe pak.
Erën e hudhrës nga gishtat mund ta heqni me truk të shpejtë dhe efikas. Që ta eliminoni, 30 sekonda nën rrjedhën e ujit fërkoni mirë duart me lugë të çelikut jooksidues.
Kur fërgoni në vaj të thellë, ushqimin që do ta shtoni mbajeni dy minuta në pirun, të zhytur në vaj, para se ta lëshoni në tavë. Në këtë mënyrë do të piqet pak dhe pengoni kapjen për fundin e tavës apo për ushqimin tjetër.
Për rezultate më të mira gjatë pjekjes së kekut, vezët dhe gjalpin i leni një kohë (gjysmë ore deri në një orë) në temperaturë dhome që të mund të përzihen më mirë.
Freskinë e majdanozit mund ta zgjatni nëse e vendosni në filxhan me ujë dhe e leni në temperaturë dhome.
Që lulelakra gjatë zierjes të ruaj ngjyrën e bardhë në ujë shtoni pak qumësht dhe kripë.
Kur përgatitni pire patatesh pasi ti kulloni patatet ktheni në tenxhere të nxehtë, largojini nga zjarri dhe i leni të thahen në enën e nxehtë edhe një minutë. Pas kësaj me shtypje dhe shtimin e ujit dhe qumështit do të fitoni një masë të butë kadifeje.
Që ta zbutni shijen e shpargeve (asparagus) qëroni ato dhe rrokullisni në përzierjen me masa të barabarta kripë dhe sheqer dhe pas 10 minutave shpëlani. Pas kësaj përgatitni sipas dëshirës.
Që gjatë shtrydhjes së limonit apo portokallit të fitoni sa më shumë lëng, para se ta qëroni rrokulliseni duke shtypur për një minutë dhe pastaj shtrydheni.
Që të përgatitni supë të përkryer me perime në vend që përbërësit t’i vendosni menjëherë në ujë, më parë karrotën, qepën dhe domaten zbutni pak në vajapo gjalpë. Në këtë mënyrë e forconi shujen.
Freskinë e perimeve mund ta zgjatni nëse i mbështillni me leckë letre të lagurdhe i vendosni në qese plastike, e pastaj në frigorifer. Disa sallata kështu mund të qëndrojnë edhe katër ditë më gjataë.
Si ta dini kur vaji është i nxehtë sa duhet në vend që të shtoni pjesët e ushqimit dhe pritni të kërcasin, në vaj vendosni lugën e drurit dhe nëse rreth saj paraqiten fluska, vaji është i nxehtë mjaftueshëm.
Orizi ngjyrë kafe zien shumë më gjatë se i bardhi, disa madje edhe 45 minuta. Do ta zieni më shpejtë nëse më parë gjatë natës e zhytni në ujë. Pas kësaj koha e zierjes duhet të zvogëlohet mjaft. Të njëjtin truk mund ta provoni edhe me makaronat. Makaronat i leni në ujë gjatë natës dhe pas kësaj makaronat duhet të ziejnë për 60 sekonda.
Nëse në tigan ju mungon vaji, shtojeni në buzë të tiganit dhe e anoni butësisht atë. Deri sa të arrijë te përbërësit që ndodhen në mes ai do të nxehet.
Para prerjes së perimeve në dërrasën për prerje vendosni pak kripë. Kështu perimet nuk do të rrëshqasin dhe më lehtë do ti preni.
Gjatë zierjes gjithsesi mbani mend se reçetat janë udhëzues e jo “shkrim i shenjtë”. Relaksohuni dhe eksperimentoni, kurse përbërësit që nuk i pëlqeni provoni t’i zëvendësoni me diçka tjetër. Për shembull, nëse nuk e pëlqeni trumzën provoni ta bëni gjellën e njejtë me oregano. Çdo ushqim para se ta shërbeni provojeni./femra.net/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re