Skip to content

15 shtetas të rinj betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: “Kthejeni në mision për ta bërë vendin tonë më të mirë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

15 persona, 11 prej të cilëve nga Kosova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Gjatë ceremonisë, Veliaj uroi secilin prej tyre për këtë rrugëtim të ri.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

 

“Unë e quaj marrjen e shtetësisë një mision për ta bërë vendin tonë më të mirë, për ta ngritur më lart, për ta zhvilluar më shumë, për ta modernizuar më shumë. Sot kemi shumë motra dhe vëllezër nga Kosova, që marrin shtetësinë shqiptare, kemi edhe nga Maqedonia e Veriut, nga Suedia. Shpresoj shumë që pasaportën do ta merrni jo thjesht si një instrument udhëtimi dhe identifikimi, por si një mision.

 

Veliaj ftoi shtetasit e rinj që t’i bashkohen aktiviteteve të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë këtë vit.

 

“E di që disa prej jush e ndajnë jetën mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, por shpresoj që sa herë të ktheheni, t’ju kemi të pranishëm në aktivitetet tona. Tirana këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë, ndaj për të rinjtë e çdo moshe, nga 3 deri në 103 vjeç, kemi një pafundësi eventesh.

 

Me pasaportë shqiptare është pajisur edhe futbollisti 23-vjeçar Flamur Tahiri, me origjinë nga Struga, por rezident në Suedi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë