Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ekipet e urgjencës mjekësore kanë dërguar në QSUT 5 policë, dy përfaqesues të medias si dhe 5 protestues.

 

Ministria ka sqaruar se aktualisht personat e lënduar po marrin trajtimin e nevojshëm dhe mjekët konfirmojnë se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

 

Më herët, 2 policë u paraqitën me dëmtime në kokë dhe kurriz pasi ishin gotitur me mjete të forta.

 

Ata u dërguan në spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e duhur mjekësor.

 

Sipas ministrisë në total, janë 15 persona që po marrin trajtim mjekesor në 3 spitalet universitare të Tiranës.

 

Ministria sqaron gjithashtu se urgjenca mjekësore në terren dhe në spitale është në gatishmëri të plotë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re