Prej disa vitesh, fshati Grudë e Re në Bashkinë e Shkodrës vuan mungesën e ujit të pijshëm. Një shqetësim i tillë ngrihet edhe nga vetë banorët e kësaj zone. Si rrjedhojë, ato e sigurojnë ujin përmes puseve që kanë hapur në shtëpi ose në zona të tjera përreth.
“Uji është i nevojshëm. Ka qenë më përpara, e kanë hequr dhe prej 15 vitesh nuk kemi ujë të pijshëm, edhe pse e paguajmë. Nuk po kujdeset askush për ne. E sigurojmë me forca tona” – thotë një nga banorët e zonës.
“Kemi kaq vite pa asnjë pikë ujë, shkojmë e mbushim shumë larg. Kemi ngel pleq, edhe s’kemi ç’bëjmë, të paktën të ketë ujë për të pirë“-u shpreh një tjetër.
Sipas tyre, një gjendje e tillë është e papranueshme dhe kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për ujin e pijshëm.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
