Me 17 Shkurt, u bënë 15 vite që kur Kosova u shpall një shtet i pavarur. Në Kosovë u mbajtën një sërë aktivitetesh për të festuar këtë ditë të veçantë ndërsa mori pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Por si ishte atmosfera e festimeve në Shqipëri? Kjo temë u diskutua sonte në emisionin “Bardh a Zi”.

Të ftuar në studio ishin deputeti i PS-së Etjen Xhafaj, gazetarja Alba Alishani si dhe profesori i njohur, Enver Bytyçi. Ky i fundit theksoi se Shqipëria duhet ta shpallë 17 Shkurtin si festë zyrtare.

“Mendoj se pati disa aktivitete dhe veprimtari që janë shtrirë deri në Vlorë. Do të duhej bërë më shumë . Mendoj nuk i duhej lënë vetëm presidentit në këtë festë. Duhet të përfshihej kryeministri dhe ministrja e Jashtme. Mendoj se 17 shkurti të jetë një festë zyrtare për Shqipërinë. Ne kemi Nevruzin si festë kombëtare dhe mos të kemi këtë.”, tha Bytyçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re