Berat

Sot në datën 22.05.2019, Policia e Beratit ka bërë të mundur gjetjen e një vajze 15 vjeçare ndaj të cilës ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi Sh.Xh, 50 vjeç, për largim nga banesa.

Pas marrjes së kallzimit dhe pasi vajza është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, janë nisur kërkimet ku është gjetur në qytetin e Beratit dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat.

Nga deklarimet e para, 15 vjeçarja deklaron se ka ikur me dëshirën e saj nga banesa.

Po bashkëveprohet me Policinë e Fierit për rikthimun e saj pranë ambjenteve të DVP Fier.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re