Në një intervistë për “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për nismën më të fundit ligjore në kuadër të masave ndaj Covid-19.

Balla shprehu bindjen se ligji, i cili parashikon 15 vjet burg për ata që thyejnë karantinën, do të mbështetet edhe nga deputetët e opozitës parlamentare.

Sakaq, i pyetur për masat që kanë marrë për zhvillimin e seancën plenare javën e ardshme, ai tha se do të merren masat që të respektohet distanca e duhur mes deputetëve në sallë.

Sa i takon situatës dhe nëse do të ketë ndonjë strategji për masa lehtësuese, Balla nënvizoi se qeveria shqiptare vepron mbi këshillat e OBSH.

Pjesë nga intervista:

Kuvendi ka vazhduar normalisht punën që lidhet me përdorimin e teknologjise përmes video- konferencave. Për të kaluar javën e ardhshme një seancë të rëndësishme parlamentare.

Parashikohet 15 vjet burg për ata që  thyejnë karantinën. Si do të përcaktohet kjo sepse kemi njerëz që nuk shfaqin simptoma?

Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që ka marrë masat shtrënguese të shoqëruar me masa administrative. Por ecuria ka treguar se kemi një 0.01% të shoqërisë sonë, dhe rastet e fundit tregojnë që kemi persona të cilët nuk zbatojnë urdhrin e karantinës. Në këtë kontekste jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera evropiane, kjo sjelle e paligjshme është dhe konsiderohet një vepër e rëndë penale. Vendi i parë që e ka marrë këtë masë është Italia. Nuk ka gjë më të rëndësishme se jeta  e njerëzve dhe kushdo që thyen karantinën me dashje hyn në veprat e rënda penale.

Ju duhen 84 vota për të kaluar ndryshimet në Kodin Penal. Do i merrni?

Po është e vërtetë, unë si kryetar i grupit të PS kam komunikuar edhe me të tre kryetaret e grupeve opozitës, ku drafti i hartuar nga deputetët tanë kemi mundësi që këtë draft ta konsultojnë edhe grupet e tjera parlamentare. Deri të enjten ky draft do të konsultohet te komisioni i ligjeve, aty do të marrë formën. Por dua ta besoj se për sa i përket votave të nevojshme për të mbështetur këtë masë të rëndësishme mendoj se kemi edhe mbështetjen e opozitës parlamentare

Ka edhe zëra kundër, sot janë shprehur.

Nuk besoj se në këtë vend me përjashtim të Lulzim Bashës dhe kolegëve të tij që nuk e kuptojnë se jemi në luftë, nuk besoj se në Kuvendin e Shqipërisë të mos ketë një mbështetje për një masë të tillë e cila do të mundësojë që ta çojmë këtë luftë në një stad tjetër. Unë e citova rastin e Elbasanit, bëhet fjalë për ushtrim të një veprimtarie tregtare të paligjshme, për shkak të kësaj ne kemi sot më shumë se 15 raste të kontaminuara me virus.

Që të arrini te 84 duhet të merrni edhe opinionet e deputetëve që janë kundër.

Seanca është pas një jave, është komisioni i ligjeve i cili do të qartësojë të gjithë. Kjo nuk është një zgjidhje që po e merr vetëm Shqipëria, është një masë që po e marrin edhe vende të tjera.

Si do të uleni në 16 prill në sallën e Kuvendi, keni ndonjë strategji?

Unë do t’ju ftoja që në të njëjtën ditë do të jetë edhe PE në seancë, po kështu edhe Bundestagu gjerman. Duke reflektuar me këtë situatë, do të ndryshojmë edhe rregulloren për mënyrën e funksionimit të Kuvendit në situata të tilla. Në sallën e Kuvendit distancimi, largësia mes deputetëve do të jetë. Salla plenare ka hapësirë që të gjithë deputetë ta ushtrojnë[përgjegjësinë duke mos cenuar masat e rrepta shtrënguese.

Po maska, dorashka, do ti keni këto?

Kjo është një çështje që e vlerësojnë dhe do na e thonë ekspertët dhe gjithçka që ne ju kërkojmë qytetarëve ta bëjnë siç duhet, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me funkisonimin e Kuvendit. Kemi një diskutim nesër këtë në konferencën e kryetarëve.

Ju thatë që në rast të fatkeqësive do të adoptohen edhe mbledhjet online?

Ne prej 2 javësh Kuvendi ka funksionuar përmes mbledhjeve të komisioneve duke garantuar që kryetarët e komisioneve e drejtojnë nga salla, ndërkohë që të gjithë anëtarët votojnë përmes komunikimit. Kjo është një luftë e rëndësishme ku kontributi i çdo qytetari është i nevojshëm.

Keni menduar ndonjë strategji sesi do të dalim, se sot mbushëm një muaj në karantinë? Mendoni se do të ketë një strategji tjetër për lëvizjen?

Qeveria shqiptare ka marrë gjithmonë vendimet në konsultim me ekspertë dhe OBSH. Unë mendoj se nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër më shumë se ajo që kërkon OBSH, duhet të mendojmë se jemi në një zonë zjarri edhe pse kemi një kurbë rënie. Kjo është një luftë me një armik të padukshëm. Në Elbasan nuk do të kishim pasur më shumë se 3-4 raste nëse individë të caktuar do të bënin veprime të paligjshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re