GËRDEC- Një ditë e zakonshme në fillim te pranverës do të kthehej në dramën e qindra familjeve në Gërdec. Pesë minuta përpara mesditës në 15 Marsin e 2008-ës do të ndodhte shpërthimi i parë i mijëra të tillëve në tonelatat me barut dhe municion.

Aty nisi një prej tragjedive me të mëdha që ka njohur ndonjëherë Shqipëria me 26 të vdekur dhe qindra të plagosur. Krateri prej qindra metrash që shpërthimet krijuan, është shenja dhe dëshmia me e fortë se ngjarja nuk do te shuhet asnjëherë nga kujtesa e banorëve aty.

15 vite me pas në të njëjtën orë kur ndodhi shpërthimi i parë, familjaret zhvilluan homazhe për ata që humbën, në heshtje dhe me dhimbje. Me gjithë përpjekjet që kjo ngjarje të harrohej në arkivat e gjykatave dhe të mos bëhej drejtësi, zëri më i fortë që përfaqëson edhe atë te familjareve të tjerë, është ai i Zamira Durdës.

Tek 3 të afërmit që ajo humbi ishte edhe djali i saj 7-vjeçar Erisoni. Vijon të këtë shpresë së drejtësi do të bëhet dhe gjen forcë të rrëfehet edhe në ditën e përvjetorit të ndarjes nga jeta të djalit të saj dhe të afërmve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re