Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan pasditen e sotme ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri”, me rastin e 15 vjetorit të laboratorit të gjuhës gjermane.

 

Drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri” i dhuroi Presidentit gjerman një certifikatë mirënjohjeje për bashkëpunimin në projektin gjerman që gjimnazi ofron.

 

Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti gjerman panë nga afër ekspozitën e realizuar nga nxënësit “Shkolla në kohën e Komunizmit”.

 

Gjatë vizitës së tij Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier shoqërohej edhe nga përfaqësues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (Ryco) si dhe përfaqësues të GIZ Albania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re