Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi ditën duke postuar një mesazh me rastin e 15-vjetorit të vizitës së parë dhe historike të një presidenti amerikan në Shqipëri.

Berisha tha se vizita e George Bush shënon momentin më kulmor në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

POSTIMI I PLOTE:

Sot, 15-vjetori i vizitës historike të Presidentit George W. Bush në Shqipëri!

Miq, kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historine 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Në këtë vizitë, miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush deklaroi: “The time is now”, tani është koha për Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO.

Të dy këto arritje, me mbështetjen e tij dhe kombit të tij të madh, u bënë realitet.

Ndaj le t’i shprehim sot të dashur miq mirënjohjen tonë më të thellë dhe t’i urojmë jetë të gjatë mikut të madh të shqiptarëve, Presidentit George W. Bush.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re