Skip to content

150 familje në kushtet e mbijetesës/ Protestojnë banorët e komunitetit rom

 

Rreth 150 familje të komunitetit rom dhe atij egjiptian në Elbasan protestuan këtë të mërkurë pasi nuk kanë marrë ndihma ushqimore nga bashkia.

Ata kane akuzuar autoritetet vendore se i kanë lënë në harresë në këto ditë të vështira, duke i diskriminuar. Banorët jane shprehur se të vetmet të ardhura që kanë pasur kanë qenë ato nga shitja e rrobave të përdorura, ndërsa tani nuk kanë mundësi për të përballuar jetesën per shkak te izolimit.

Kjo është protesta e katert e pjesetareve te komunitetit rom ne Bashkine e Elbasanit qe nga fillimi i masave te kufizimit te levizjes.