I nxehti i verës dhe problemet që shkakton në shëndet ka shtuar numrin e atyre që kërkojnë ndihëm e mjekëve në spitale. Në urgjencën e Spitalit të Elbasanit thuajse çdo ditë paraqiten 150 persona.

Këto ditë shqetësim thotë Shefi i Shërbimit të Urgjencës Ergys Mici janë kryesisht virozat. Kujdes duhet treguar edhe nga pickimet e insekteve, veçanërisht nga bletët.

Për të shmangur dyndjet në dyert e urgjencës shefi i këtij shërbimi iu bëjnë thirrje qytetarëve që për problemet shëndetësore që kanë fillimisht t`ju drejtohen mjekëve të familjeve ne qendrat shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re