Analisti Ilir Demalia ka kujtuar poetin kombëtar At Gjergj Fishta në 150 vjetorin e lindjes së tij. Ai ka publikuar në rrjete sociale një pjesë nga vepra e poetit, Methamorfozis.

Sipas Demaliajt, kjo pjesë që i kushtohet politikës së atëherësme, është aktuale dhe sot, e njëjta situatë edhe pas 100 vitesh.

Postimi i Ilir Demaliajt:

Sot 150 vjetori i lindjes sē At Gjergj Fishtës, Viganit Veriut, Poetit Kombëtar, genit ma të naltē Ilir dhe krenia ma e madhe shqiptare.

Nga pjesa Methamorfozis për politikën, aktuale dhe sot, e njëjta situatë që 100 vjet.

Ani kush, pra, me i pri kombit:

ju, do pyka bijtë prej llomit

qi “shqiptarë” vedit i thoni,

jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo ‘i send kuptoni

shka asht Atdheu e shka asht Liria,

shka asht Vllaznija a Parasija,

Përparimi e Qytetnia,

por veç pse ende der më sot

nji tyran s’po e gjeni dot,

nën kambë t’cillit ju me u shtrue,

se un ma tash ma jam regjë me jue,

e jau njof shpirtin der m’palc,

pleh i ndytë me u bartun n’shalc

e me u qitë jashta Shqipnije.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re