152 të infektuar me koronaviurs në 24 orët e fundit. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 810 testime, ndërsa janë konfirmuar 152 raste.

Sakaq situata në spitale sipas Ministrisë vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon:

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.
53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)

Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara 6668
Raste Aktive 4664

Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2366
Durrës 520
Shkodër 362
Lezhë 267
Elbasan 248

Korçë 209
Fier 192
Vlorë 170
Kukës 140

Berat 92
Dibër 51
Gjirokastër 47

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re