
16 efektivë janë lënduar gjatë protestës së sotme të PD. Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e cila shkoi në QSUT, tha se dhuna ishte barbare. Koçiu u shpreh se qëllimi i vetëm i kësaj proteste ishte goditja e efektivëve.
“Kam kërkuar që vendosën para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare.Qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit. Sot kam informacione që edhe gazetarë kanë pësuar lëndime në emër të dhunës. Protestat janë detyrime kushtetuese për t’u zbatuar në mënyrë paqësore. Është barbare ajo që pamë dhe dëshmuam sot. Janë 16 punonjës që janë dëmtuar, kanë psuar djegie të konsiderueshme“, tha Koçiu.
Ndërkohë disa protestues janë arrestuar nga forcat e policisë.



