Zv.ministrja Mira Rakacolli në një deklaratën për median theksoi se në aktualisht në Shqipëri janë 16 fëmijë të prekur nga virusi Sars Cov-2. S

Sipas saj fëmijët nuk kanë pasur nevojë për kujdes të specializuar në spital, por se kanë shfaqur format asimptomatike dhe nuk po trajtohen nga shtëpitë.

Gjithashtu ajo publikoi faktin se aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur nga Covid-19. “Nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur nga Covid-19 që të ketë sjellë në jetë ndonjë fëmijë. Ndërsa nuk ka asnjë ndryshim sa i përket gjendjes së mjekëve”, theksoi Rakacolli.

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri të shtunën janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko