Një proverbë indiane thotë, “Trajtojeni një fëmijë si një mysafir në shtëpinë tuaj: ushqejini, edukojini dhe pastaj lërini që të shkojnë”.

Ne pajtohemi me këtë koncept dhe sugjerojmë që të filloni të mësoni se si t’i lini fëmijët të veprojnë vetë duke filluar që në një moshë të hershme.

Ne kemi gjetur dhe provuar disa këshilla praktike që mund të ndihmojnë që fëmija të jetë më i pavarur.

Mbjatja e saktë e gërshërëve

Fëmijët shpesh harrojnë se si t’i mbajnë një palë gërshërë saktë. Për të ndihmuar një fëmijë të kujtojë se si ta vendosë dorën dhe të parandalojë një lëndim, vizatoni një fytyrë të buzëqeshur në gishtin e madh dhe shpjegoni se gjithmonë fytyra e vizatuar duhet të jetë duke buzëqeshur në drejtim të tyre.

Mësojuni vetëdisiplinën

Këtu është një metodë e thjeshtë që mund të ndihmojë në ndërtimin e vetëdisiplinës:

  • Merrni letër me madhësi A4 dhe paloseni në mes. Pritni copa të vogla në gjysmën e poshtme.
  • Vendosni ngjitëse në pjesën e sipërme dhe të poshtme.
  • Shkruani një detyrë në secilën copë letre të tilla si “rregullo shtratin”, “laj dhëmbët”, “ushtrohu”, etj.
  • Shtoni disa fotografi që i ilustrojnë këto detyra.
  • Vizatoni një shenjë të gjelbër në pjesën e pasme të letrës për të treguar se detyra është përfunduar.
  • Ju mund të vendosni këtë listë të detyrave në mur për t’i kujtuar fëmijët për detyrat e tyre të përditshme në mëngjes dhe për t’i ndihmuar ata që të respektojnë oraret.

 Mësojini si të lidhin lidhëset e këpucëve

Nuk është gjithmonë e lehtë për t’i mësuar fëmijës se si t’i lidhin këpucët e tyre.

Por, po nëse do t’i vizatonim atletet në një copë kartoni, të bënim vrima të vogla dhe të vendosnim lidhëse në to?

Në këtë mënyrë nuk do të shpërndahen më shumë këpucë në shtëpi dhe nuk do të duhet të kontrolloni nëse një fëmijë po luan me çizme të pastra. Si një bonus, ju mund të mësoni mënyra të reja për të lidhur këpucët tuaja gjithashtu!

Mësojini si të përdorin pullat

Ju mund ta bëni këtë si një lojë për të mësuar një fëmijë se si të hapin dhe të mbyllin kopsat. Pritini një copë letër me ngjyrë, qepni pullat mbi të dhe ngjitni copa me fibra të buta me prerje të vogla.

Mësojini si të shohin orën

Kjo këshillë e thjeshtë por e zgjuar do t’ju ndihmojë t’i mësoni fëmijët që të shohin orën

  • Merrni 2 pllaka letre. Shkruani numrat që simbolizojnë minuta (0, 5, 10, 15, etj) në të parën. Pastaj shkruani numra nga 1 deri në 12 dhe bëni shkurtime të vogla në pllakën tjetër. Vendoseni pllakën e parë nën të dytën.
  • Përdorni një karficë dhe 2 shirita letre me shkrim “orë” dhe “minuta” për të vendosur fletët së bashku.
  • Ndryshoni pozicionin e shigjetave dhe kërkojini fëmijës që të lexojë kohën që është në orë.
  • Tani mund ta demonstroni lehtë lidhjen mes minutave dhe orëve.

 Mësojuni sjelljet e mira në tavolinë

Mund të thyhen shumë pjata ndërsa një fëmijë mëson se si të hajë dhe të sillet në tavolinë. Për të parandaluar këtë dëmtim, vetëm ngjitni 2 gota t në pjesën e poshtme të pjatës.

Mësojini të numërojnë

Një fëmijë mund të mësojë matematikën bazë me kube Lego me ngjyra.

  • Bëni kartona letre dhe shkruani numra mbi to.
  • Në secilin karton vizatoni një kullë me shumë ngjyra ku numri i blloqeve korrespondon me numrin në kartë.
  • Një fëmijë duhet të ndërtojë të njëjtën kullë siç tregohet në kartë. Kjo detyrë do ta ndihmojë të praktikojë numrat.

Mësojuni stinët

Kjo lodër e punuar me dorë do t’i ndihmojë fëmijët të mbajnë mend stinët.

  • Bëni 5 rrathë letre nga ngjyra të ndryshme. Rrethi i bardhë është ai themelor. Ngjitni në të një trung peme ngjyrë kafe. Palosni rrathët e tjerë në gjysmë.
  • Merrni një rreth dhe vendosni ngjitës në gjysmën e tij. Pastaj ngjiteni atë në një të bardhë. Vendosni rrathë tjerë në krye të njëri-tjetrit dhe ngjitini ato së bashku.
  • Rrethi i fundit duhet të ngjitet në bazë për të bërë një libër.
  • Çdo rreth është një stinë, prandaj dekorojeni në përputhje me kohën. Për shembull, shtoni borë për dimër, lule për pranverë, gjethe jeshile dhe gjethe të verdha për verë dhe për vjeshtë.

Mësojini për drejtësinë

Nëse ka dy fëmijë në familje, mund të jetë e vështirë t’u shpjegoni se çfarë është drejtësia dhe pse nuk mund t’i hanë të gjitha karamelet vetëm.

Merrni një varëse rrobash dhe dy gota letre ose kuti boshe lëngu. Bëni 2 vrima në enë, lidhni një fije përmes tyre dhe lidheni secilën në varëse. Balanconi peshoren dhe mbushni çdo enë me biskota, karamele ose çokollata.

Tani fëmijët do të mësojnë se si të bashkëndajnë dhe të ndalojnë së argumentuari se kush duhet të marrë më shumë karamele.

Mësojuni se si të vishen

Përgatitja për në shkollë mund të jetë kënaqësi.

bëni fotografi të veshjeve paraprakisht dhe kërkojini fëmijës t’i gjejë dhe t’i veshë këto rroba. Ka një shans që kjo detyrë e përditshme e mërzitshme të kthehet në një lojë emocionuese detektive.

Të mbajnë mend rutinën e mëngjesit

Vendosni pastë dhëmbësh dhe një furçë dhëmbësh, një peshqir dhe një krëhër flokësh në gota të ndryshme dhe vendosni numra në to. Falë këtij organizimi hap pas hapi, fëmijët nuk do të harrojnë asnjë nga këto hapa të rëndësishëm.

T’i lajnë dhëmbët e tyre rregullisht

Çdo prind e di se është më e lehtë për fëmijët që t’i mësojnë aftësi të reja kur ata luajnë. Kështu që mund ta ktheni procesin e merëzitshëm të pastrimit të dhëmbëve në një lojë emocionuese.

Gjeni një fotografi në internet ose vizatoni një tabelë me një grafik. Vareni në mur në banjo dhe vendosni shënjat me ngjyra në të. Kërkojini fëmijës ta ngjyrosë këtë tabelë sa herë që të lajnë dhëmbët: një diell për në mëngjes dhe hënë për në mbrëmje.

Kjo metodë do t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë një zakon të ri. Në fund të muajit, ju mund t’i shpërbleheni me një çmim të veçantë për t’i motivuar ata.

Mbajtja e shtëpisë pastër

Fëmijëve u pëlqen të shpërndajnë lodra rreth shtëpisë. Provoni këtë këshillë: zgjidhni një vend ku një fëmijë mund të luajë dhe shënojëni këtë zonë me shirit. Shpjegoni fëmijës se ekziston një rregull i ri: asnjë lodër nuk duhet të vendoset jashtë kësaj zone.

Përdorimi me kujdes i ngjitësit

Kur një fëmijë krijon një projekt arti, zakonisht e përdor të gjithë ngjitësin për 5 minuta dhe mbulon me të gjithçka përreth.

Për të shmangur këtë situatë të pakëndshme, merrni një enë, vendosni një sfungjer të lagur brenda dhe zbatoni pak ngjitës mbi të. Tani një fëmijë mund ta shtypë letrën kundër sfungjerit për të aplikuar ngjitësin në të.

Mblidhni shpejt lodrat e vogla

Lodrat e vogla mund të shkaktojnë shumë telashe: prindërit vazhdimisht shkelin mbi ta dhe duhet mjaft energji për t’i pastruar ato gjatë gjithë kohës. Thjesht përdorni një mbledhëse pluhurash për të hequr qafe rrëmujën më shpejt. Pse nuk e kemi menduar më parë këtë?

Respektimi i orareve

Një orë dhe shënuesit me ngjyra mund t’u mësojnë fëmijët tuaj aftësitë e menaxhimit të kohës. Vetëm ngjyrosni pjesët e orës në ngjyra të ndryshme që do të tregojnë detyra të ndryshme: 17:00-18:00 për detyrat e shtëpisë; 18:00-19:00 darka, etj.

Shpjegojani këtë teknikë tek një fëmijë. Do ta bëjë shumë më të lehtë për ta që t’i përmbahen një orari.

A dini më shumë mënyra për t’i mësuar fëmijët tuaj të bëhen më të pavarur dhe të vetëdisiplinuar…

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re