Vazhdon të jetë e rëndësuar situata me Covid-19 në vendin tonë. Nga 319 testime të kryera në 24 orët e fundit, 69 prej tyre kanë dalë pozitive.

Pacientët pozitivë janë nga ndërmarrje apo aktivitete biznesi, kontakte të personave të konfirmuar më herët me koronavirus por dhe raste të reja.

Tirana mban “rekordin” me 28 raste, 16 në Shkodër, 8 raste në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

Abc News raporton se të infektuarit në Shkodër janë kontakte të mëparshme por ka edhe vatra të reja.

Vatrat e reja janë konfirmuar në lagjen Parruce, Xhabije, Perash, Kiras, Rus, Dobraç, dhe fshati Kukel në Bashkinë Vau i Dejës.

Nuk dihet se si janë infektuar këto raste të reja pasi nuk rezulton të jenë kontakte të të infektuarve më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re