Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit. Ngjarja në lagjen “Çelepias”. Një minoren që ishte në drejtimin e një automjeti me targa gjermane, ka përplasur në vijat e bardha një grua që po kalonte rrugën dhe e ka hedhur atë disa metra tutje. Pasi ka goditur gruan, minoreni që drejtonte mjetin tip Volvo me targa gjermane ka përplasur nga prapa edhe një mjet tip Volswagen Passat, me targa AB 786 DN, që po udhëtonte përpara tij, në të njëjtën korsi.

E plagosura, që mësohet se është rreth 65 vjeçe, është banore e lagjes “Çelepias” dhe po kalonte rrugën për të ikur në shtëpi, me qeset e ushqimeve në dorë. Siç duket edhe nga pamjet filmike, ushqimet e të plagosurës janë shpërndarë në të gjithë rrugën. Gruaja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se minoren B.O. ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin që ka përplasur gruan në vijat e bardha. Të njëjtat burime konfirmojnë Osoja ja kishte marrë çelësat e makinën fshehurazi xhaxhait që ishte kthyer nga Gjermania, për të shëtitur në qytet./ bw

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re