Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga i ati.

Mësohet se e reja mitura ka denoncuar në komisariatin nr3. babain e saj për përdhunim.

Sipas informacioneve për mediat, menjëherë pas kallëzimit në polici është bërë i mundur arrestimi i të atit të saj të identifikuar si Bali Mazreku.

16-vjeçarja ka dëshmuar në komisariat se tentoi të kundështonte babin e saj, por ai e ka djegur me çakmak.

“Ka abuzuar për një kohë të gjatë me mua, herën e fundit e kundërshtova me forcë, por më dogji me çakmak derisa kreu marrëdhënie. I thashë mamit dua të tregoj diçka shumë të rëndë, por ajo më tha: Flasim nesër se jam shumë e lodhur”,- ka deklaruar e reja në polici.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re