Ka nisur procesi i votimit edhe në Berat, ku do të votohet për katër kandidatët për kryetar partie të PD-së.

Në garë janë kandidatët Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Agroh Shehaj dhe Lulzim Basha.

Në të gjithë qytetin e Beratit do të votojnë 1640 votues me të drejtë vote.

Procesi i votimit ka nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe nuk është raportuar asnjë problem deri më tani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re