Në burgjet e Greqisë ndodhen rreth 1645 shqiptarë.

Në një intervistë të regjistruar nga Fax News me një të burgosur atje mësohet se shqiptarët, dalin nga burgu muaj ose dhe vite pas kryerjes së dënimit.

Afrim Rexha thotë se është liruar 11 muaj pasi kreu dënimin e tyre.

Por sa shqiptarë me të njëjtën histori mund të ketë në 30 burgjet e tjera të Greqisë?

Intervista me Afrim Rexhën:

Afrim si je, ku ndodhesh?

Rexha: Jam në Athinë, u lirova! Nuk e kuptova fare këtë lirimin tim, as dëmshpërblim as asgjë.

-Sa ndenje në burg padrejtësisht?

Rexha: 11 muaj, me datë 21 janar duhet të kisha dalë. Nuk kuptova asgjë në botë.

Ka plot të tjerë që kanë mbaruar dënimin dhe i lënë të presin nga 3 muaj 4. Nuk duan t’ia dinë a ka shqiptarë a jo, me kushte skandaloze. Kur vjen darka nuk ha as bukë nga i ftohti. Nuk të lejojnë as të gatuash, me ligj edhe frigoriferi apo ngrohja duhet.

Lagështirë e madhe, kushtet tmerr!

-Nuk të ka ardhur njeri nga shteti shqiptar apo jo?

Rexha:Jo jo asnjë, kam një mesazh për djemtë që janë akoma aty. Janë dënuar padrejtësisht dhe që rrinë akoma dhe pse afati i qëndrimit ka mbaruar.

Është një nga Tirana, ka firmos këtu e 4 vite dhe akoma është brenda. Ka bërë 20 vite burg, e ka mbushur dënimin dhe akoma aty.

Pa vendim gjykate, sa të dojë burgu u japin.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re