Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është një nga deputetët e Kuvendit i cili është shëruar nga Covid-19, ndërkohë që ka treguar edhe simptomat që ka përjetuar nga sëmundja.

Në një intervistë për Fax News, Hysko theksoi se fillimisht kishte një dhimbje shumë të fortë kokë, ndërkohë që ka dyshuar se mund të jetë i prekur nga Covid-19.

Hysko bëri thirrje që të rinjtë të bëjnë kujdes, pasi virusi është vërtetë shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë akoma më i rrezikshëm për familjarët tanë.

“Kur është bërë publik lajmi, kisha 12 ditë i karantinuar. Gjej rastin të falenderoj mjekët që u kujdesën për shëndetin tim. Në radhë të parë qytetarët të mundohen të ruajnë qetësinë. Kisha dhimbje koke ditët e para, më e fortë se zakonisht dhe aty dyshova se isha infektuar.
Brenda ditës mu krye tamponi, pastaj pata një agravim të dhimbjeve si dhe humbje të shijes së nuhatjes. Simpotmat ishin të ndryshme. Nuk pata probleme fatmirësisht në rrugët e frymarrjes. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë familjar të infektuar.

Ime më nuk ishte infektuar dhe ky ishte një çlirim i madh për mua. Duhet të bëjmë kujdes edhe më shumë, pasi virusi është shumë serioz dhe mbi të gjitha është i rrezikshëm për njerëzit tanë të afërm. Komunikimi me mjekët ka qenë i vazhdueshëm dhe më ndihmuan edhe psikologjikisht.
Kam qendruar 17 ditë i karantinuar i vetëm, pasi nuk doja që të infektoja njeri, ajo shkoi tek vëllai. Kërkohen gjëra bazike të thjeshta, mbajtja e distancës, mbajtja e higjienës personale dhe dezinfektimi i duarve. “- tha Hysko.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re