Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas videos që qarkulloi në rrjetet sociale ku dukej kryedemokrati duke fjetur gjumë në makinë.

“Ka biznsesmenë demokratë, por kjo nuk duhet të jetë arsye që me votën e tyre ti bien vetes, t’u gjuajnë këmbët e tyre, se PD një nga të paktat gjëra ku nuk gënjen se e ka bërë në të shkuarën është që do vërë taksën e sheshtë 9 %.

Një biznes i vogël që sot e ka zero do shkojë të votojë për t’i vënë vetes taksë 9% për të çuar Lulin të flejë te kryeministria, por Luli mund të flejë në shpinë e vet, te Shqup, në makinë si e kishin parë dje në mes të rrugës duke fjetur edhe habitem me ata që habiten.

Ai fle kudo, unë e kam pasur përballë kemi qenë bashkë e kam përdorur gjithë arsenalin e barcaletave të mia që mos ma zinte gjumi në tavolinë deri sa bëmë marrëveshjen, se vajti vonë, e kisha hall se mos ma zinte edhe gjumi e thashë ça do bëj unë me këtë, ai zgjohet edhe vonë.

A nuk duan të shikojnë me sy Edi Ramën? Ca problemi ka? As e kanë fare për detyrë te me shohin me sy e te me degjojne, le të shkojnë te ai emisioni “Përputhen”, le të përputhen atje por mos i bënë vete taksë për gjumin e Lulit.

Sa kohe jemi ne në qeveri le të përputhen është shumë e thjeshtë e s’është aspak humor, është realiteti, s’është tifozllëk, ka një kufi tifozllëku deri te futbolli”.– tha Rama. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re