Është rritur në 17 numri i personave që kanë humbur jetën në Karolinën Veriore dhe Jugore, ku stuhia Florence goditi pjesën lindore të SHBA-ve, transmeton KosovaPost.

Uragani Florence i cili ka qenë efektiv në brigjet e Karolinës që nga dita e premte, u shndërrua në një stuhi tropikale pasi mbërriti në pjesën tokësore.

Stuhia tropikale ka shkaktuar shira, erë të fortë dhe viktima, ku zyrtarët në Karolinën e Veriut dhe të Jugut kanë njoftuar se ka arritur në 17 numri i personave që kanë humbur jetën.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, ishte njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur zonë fatkeqësie Karolinën e Veriut dhe se javën e ardhshme do të vizitojë zonën.

Për shkak të përmbytjeve të shkaktuara, shumë shtëpi në Karolinën e veriore dhe atë jugore janë përmbytur si dhe janë prekur më shumë se 1 milionë njerëz.

Po ashtu theksohet se si pasojë e uraganit ku janë anuluar më shumë se 2 mijë fluturime dhe se nga kjo mund të preken më shumë se 10 milionë persona, parashikohet se do të shkaktojë edhe një dëm me vlerë rreth 170 miliardë dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re