17 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Elbasan.

Në mesin e të infektuarve është dhe një punonjës i skuadrës Shqiponja në Policinë e Elbasanit.

Gjithashtu mësohet se pozitivë ka rezultuar dhe ish-kreu i Komitetit Olimpik, Hysen Domi, njëherësh pedagog në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Ai ka qenë më parë edhe kryetar i Bashkisë së Elbasanit.

Ndërkohë, Covid-19 ka prekur dhe shkollën 9-vjeçare në njësinë administrative Bradashesh, në fshatin Katund i Ri, ku pozitivë ka rezultuar drejtoresha e shkollës. /Abc News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re