Detaje tragjike dalin në dritë nga vila 4 katëshe ku ishin ‘të ngujuar’ 7 anëtarë të një familje. Ndonëse nga vila e shkatërruar vinin thirrje për ndihmë nga një djalë, ajo u rrëzua totalisht.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëqethëse që vinte nga vila e tmerrit. Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra,

djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

“Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata shkuan ti japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”, -rrëfeu gazetarja Klodiana Lala mes lotësh për ‘News24’./bw
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=gOuy-0bRWQ0]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re