Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 17 vjeçar palestinez ka rënë nga pallati dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia njofton se: Më datë 01.07.2020, rreth orës 16:50, në Selitë, ka rënë nga lartësia, shtetasi i mitur palestinez, me iniciale M.I., 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq edhe një grua është aksidentuar tek zona e Pallatit me Shigjeta, ku motorri me drejtues R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe,. e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, gjithashtu nga aksidenti është demtuar dhe drejtuesi i motorrit shtetasi R.B, i cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Më datë 01.07.2020, rreth orës 17:15, tek pallati me shigjeta, motorri me drejtues R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe,. e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, gjithashtu nga aksidenti është demtuar dhe drejtuesi i motorrit shtetasi R.B, i cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re