17-vjeçari plagos me thikë 34-vjeçarin në Korçë, ja shkaku i konfliktit

Një plagosje me thikë është regjistruar në qytetin e Korçës, mbrëmjen e sotme.

Autori është një 17-vjeçar, kurse i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar.

Sipas të dhënave mësohet se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti i mprehtë, teksa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit, në Greqi.

Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një tjetër i mëparshëm.

I mituri ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës, ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.