Skip to content

17-vjeçarja hakémerret ndaj Trump, poston të njëjtin mesazh që Presidenti i dedikoi një vit më parë: Qetësohu Donald, ik ndiq ndonjë film të modës së vjetër

Aktivistja e klimës, 17 vjeçarja Greta Thunberg siç duket nuk e ka harruar një thumbim që i kishte bërë presidenti amerikan, Donald Trump, rreth 11 muaj më parë.

Madje në “hakmarrjen” ndaj Trump të enjten, Thunberg ka përdorur pikërisht frazën e presidentit amerikan.

Kujtojmë se në vitin 2019, presidenti i SHBA ishte tallur me Greta Thunberg kur ajo u emërua personi i Revistës Time.

Trump kishte kritikuar vendimin e Revistës Time për të emëruar aktivisten adoleshente të klimës si personin e vitit dhe kishte shkruar: “Kaq qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës së vjetër me një mik! Qetësohu Greta, qetësohu!”.

So ridiculous. Greta must work on her Anger Management problem, then go to a good old fashioned movie with a friend! Chill Greta, Chill! https://t.co/M8ZtS8okzE

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 12, 2019

“Kaq qesharak. Donald duhet të punojë për problemin e tij të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë të modës së vjetër me një mik! Qetësohu, Donald, Qetësohu!”, ka shkruar Greta Thunberg në një postim në Tëitter të enjten, duke iu përgjigjur një cicërimë nga Donald Trump që lexonte “NDALONI NUMËRIMIN E VOTAVE”.

So ridiculous. Donald must work on his Anger Management problem, then go to a good old fashioned movie with a friend! Chill Donald, Chill! https://t.co/4RNVBqRYBA

— Greta Thunberg (@GretaThunberg) November 5, 2020

/faxweb