176 mijë individë do të përfitojnë nga paketa e re e ndihmës financiare të qeverisë shqiptare në kuadër të emergjencës nga Covid 19.

Paketa e dytë e prezantuar Rama do ti kushtojë buxhetit të shtetit 70 milione dollare do të jetë e vlefshme për periudhën deri në fund të muajit maj.

176 mijë punonjësit që përfitojnë nga paketa e re e zgjeruar e ndihmës janë punonjës që ndodhen në shtëpi e që i përkasin biznesit të madh, biznesit të vogël dhe sektorit të turizmit. Rama madje specifikoi se punonjësit e sektorit të turizmit dhe biznesit të madh do të marrin 40 mijë lekë pagë. Rama konfirmoi se paketa e zgjeruar do të miratohet Brenda 48 orësh dhe sipas tij, dhënia e pagesave do të nisë në datën 20 prill.

Në total paketa parashikon një fond 70 milionë dollarë për situatën aktuale.10 mijë punonjës në sektorin e turizmit u vihet në dispozicion 40 mije lekë pagë në muaj. Për 66 mijë punonjës që janë larguar apo pezulluar nga biznesi i madh u vihet në dispozicion 26. 4 milionë dollarë e po ashtu cdo punonjës do të marri 40 mijë lekë në muaj. 100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar por me xhiro minimale u vihet në dispozicion  40 milionë dollarë për 100 mijë punonjësit.

Posted Under:

Tagged:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re