18 milion eurot e sekuestruara në llogaritë e biznesmenit Rezart Taçi, pasi dyshohet se e kanë prejardhjen nga mafia italiane, janë sekuestruar edhe për llogari të autoriteteve të vendit fqinj. Përmes një letërporosie prokuroria e Tiranës, ka kërkuar sekuestrimin e 18 milion eurove, shumë e cila shumë muaj më parë, ështe sekuestruar edhe nga SPAK. Sasia e parave u gjet në llogarinë bankare të një shtetasi italian, ndërsa I përfshirë rezultoi edhe biznesmeni Rezart Taçi, i cili vijon të jetë në kërkim, për pastrim parash dhe grup kriminal. Referuar dosjes hetimore, shuma e parave ishte depozituar në llogarinë bankare të italianit Francesco Zummo, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, këta dy të fundit të arrestuar.

Kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal I mafias italiane, ndërsa trasferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi. Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë marrë nën hetim shtetasin Francesco Zumo, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo i dyshuar për lidhje me mafian dhe Fabio Petruzzella, ekonomisitin që trasferoi paratë. Prokuroria e Posaçme akuzon Taçin dhe 2 personat e tjerë si të përfshirë në trasfertën e paligjshme nga bankat zvicerane në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kundrejt parave do të kryenin këtë trasfertë ndërsa akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re