18 milion eurot të sekuestruara në llogaritë biznesmenit italian Farancesko Zumano, janë sekuestruar edhe nga prokuroria e Palermos pasi dyshohet se e kanë prejardhjen nga mafia italiane. Përmes një letërporosie prokuroria e Paleroms, ka kërkuar sekuestrimin e 18 milion eurove, shumë e cila shumë muaj më parë, ështe sekuestruar edhe nga SPAK. Sasia e parave u gjet në llogarinë bankare të një shtetasi italian, ndërsa I përfshirë rezultoi edhe biznesmeni Rezart Taçi, i cili vijon të jetë në kërkim, për pastrim parash dhe grup kriminal. Referuar dosjes hetimore, shuma e parave ishte depozituar në llogarinë bankare të italianit Francesco Zummo, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, këta dy të fundit të arrestuar arrestuar.

Kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal I mafias italiane, ndërsa trasferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi. Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë marrë nën hetim shtetasin Francesco Zumo, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo i dyshuar për lidhje me mafian dhe Fabio Petruzzella, ekonomisitin që trasferoi paratë. Prokuroria e Posaçme akuzon Taçin dhe 2 personat e tjerë si të përfshirë në trasfertën e paligjshme nga bankat zvicerane në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kundrejt parave do të kryenin këtë trasfertë ndërsa akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Njoftimi i Plotë nga Porkuroria:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Lejimin e ekzekutimit të letërporosisë së autoriteve italiane të drejtësisë, përkatësisht të Prokurorisë pranë Gjykatës e Republikës pranë Gjykatës së Palermos, Drejtoria Rajonale Antimafia, për të cilën i është dhënë rrugë me shkresën Nr. 355 Prot., datë 03.02.2022 të Ministrisë së Drejtësisë, sipas objektit të përshkruar në këtë letërporosi.
3. Caktimin dhe ekzekutimin për llogari të autoriteve të drejtësisë italiane të masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për shumën monetare 18,399,941.50 Euro, të ndodhur në llogarinë bankare në emër të shtetasit italian Francesco Zummo, lindur më 16.1 l.1932, lindur në Palermo, Itali, me numër llogarie numër AL96902112850281030175553537, në Bankën Alpha.
4. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të njoftoj nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, autoritetet e drejtësisë italiane për ekzekutimin e kësaj letërporosie.
6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 10 (dhjetë) ditëve në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.03.2022, ora 11 : 20.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re