Një burrë është dënuar me 18-muaj burgim në Angli pasi kërcënoi me thikë fqinjët e tij të cilët nuk mbajtën dot të qeshurën kur burri u rrëzua nga shezlongu në qershor të këtij viti.

 

Karl Drummond, 47 vjeç, ‘fluturoi’ nga shezlongu në Qershor teksa bënte banjo dielli.

 

 

Por ndryshe nga fqinjët e tij të cilët qeshën me të madhe, 47-vjeçari u inatos aq shumë saqë mori një thikë mishi dhe i kërcënoi ata.

 

 

Disa nga fqinjët e tij shkuan për të folur me të për ta qetësuar, ndërsa të tjerët thirrën policinë.

 

 

Megjithatë, në dënimin e 47-vjeçarit duket se ka ndikuar edhe e shkuara e tij kriminale dhe gjendja e alkolizuar e kohëve të fundit.

 

 

AI ishte dënuar edhe më herët për vrasje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re