Një vajzë 10 vjeçe i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes, teksa mbeti e bllokuar nën ballkonin e një godine për shkak të një stuhie dëbore. Në temperatura që shkonin në minus 11 gradë celcius, vajza e vogël e gjeti shpëtimin duke qëndruar pranë një qeni endacak.

Fëmija kishte mbaruar shkollën e rrugës pwr nw shtwpi kishte ndaluar pwr t’i dhwnw ushqim njw qeni endacak. Në atë kohë nisi një stuhi dëbore që e bllokoi 10 vjeçaren nën një ballkon. Pas thuajse 1 dite, vajza u gjet nga ekipet e shpëtimit. Ajo ishte e përqafuar me qenin endacak e sipas mjekëve, kjo është dhe arsyeja se përse vajza është gjallë, pasi ka mundur të ruajë ngrohtësinë e trupit.

“Vajza i do shumë kafshët. Pasi doli nga shkolla, ajo shkoi për të ushqyer qentë endacakë dhe më pas dëbora e la të bllokuar nën një ballkon, ku qëndroi aty për orë të tëra, duke mbijetuar falë ngrohtësisë së ofruar nga qeni”, tha Olesya Voznyuk, nga grupi i hetuesve.

10 vjeçarja u dërgua në spital dhe sipas mjekëve nuk ka probleme që i rrezikojnë shëndetin. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Rusi dhe u raportua gjerësisht në median e huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re