Zjarri ndodhi në lokalin në qendër të qytetit Yingde në provincën Guangdong, ndërsa policia sot në mëngjes arrestoi 32 vjeçarin Lia Chunla, i cili dyshohet për zjarrvënie.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njofton se i arrestuari e pranoi se zjarrin e ka vënë në gjendje të dehur dhe pas sherrit me disa të panjohur në lokal.

Ekipet zjarrfikëse arritën të fikin zjarrin, por së paku 18 persona humbën jetën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re