DURRËS-Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në bregdet, ku një i riu është mbytur sot në Gjirin e Lalëzit.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se bëhet fjalë për 18-vjeçarin me inicialet F.A. Mësohet se i riu pasi është nxjerë nga deti, është dërguar me urgjencë në spital, ku ka ndërruar jetë.

Informacion paraprak Më datë 22.07.2018, tek Gjiri i Lalëzit është mbytur në det shtetasi F. A. 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re