Aksidenti tragjik i ndodhur gjatë natës në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku si pasojë humbën jetën dy adoleshente. Mësohet se shoferi i makinës, me targa AA044LN, me iniciale F.SH 18 vjeç nuk kishte patentë.

Gjithashtu, raportohet se makina i përkiste babait të 18 vjeçarit dhe se të rinjtë po ktheheshin nga një festë ditëlindje.

Makina me drejtues shtetasin F.SH 18 vjeç ka përfunduar jashtë rruge, duke u përplasur me një pemë. Si pasojë kanë humbur jetën dy vajza 17 vjeçare, përkatësisht me iniciale D.T dhe S.S.

Drejtuesi i automjetit së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë lagështira në rrugë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

faxweb