Skip to content

18-vjeçarja italiane u përdhunua nga i riu shqiptar në plazh/ Vajza jep dëshminë e saj

8888777 600x360 1

Një ngjarje e rëndë është duke u hetuar nga autoritetet në Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 18-vjeçare me shtetësi italiane, e cila ka deklaruar se është përdhunuar nga një 26-vjeçar shqiptar në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit, në një zonë plazhi përballë një hoteli në lagjen nr. 13 të qytetit.

Raportohet se vajza ka shfaqur edhe shenja të dukshme lëndimesh, të cilat janë dokumentuar nga mjekësia ligjore.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F18 vjecarja italiane u perdhunua nga i riu shqiptar ne plazh vajza jep deshmine e saj mu afrua dhe me sulmoi i dyshuari mohon aktin e rende%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebNga ana tjetër, Leonardo Preza, 26 vjeç, person me precedent penalë për vepra të mëparshme si armëmbajtje pa leje dhe vjedhje, u arrestua në flagrancë pas identifikimit nga policia.

 

Në dëshminë e tij të dhënë në komisariat, Preza ka pohuar se ka kryer marrëdhënie me vajzën, por sipas tij gjithçka ka qenë konsensuale.