Skip to content

180 ditë revoltë kundër Ramës, qytetarët protestë te Kryeministria, refuzojnë dialogun: Dorëheqja, e panegociueshme!

protesta tirane 1

Këtë të enjte qytetarët kanë dalë në protestë, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sot është dita e 180-të, qytetarë, të rinj studentë nuk heqin dorë nga revolta.

Ata janë shprehur se protesta do të vazhdojë dhe se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme. Ndërsa më 28 Nëntor është paralajmëruar protestë mbarëkombëtare.