Numri i rasteve të reja në vendin tonë prejtre ditësh duket se ka vijuar një trend rritje duke bërë që kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu kanë bërë thirrje për kujdes qytetarëve.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 17 raste të reja duke e çuar në 188 numrin e rasteve aktivë të të sëmurëve me koronavirus dhe 933 numrin e përgjitshëm të të infektuarve.
Sipas ISHP-së nga të sëmurët aktivë vetëm 19 pacientë janë të shturar në të dy spitalet Covid, ku katër prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Personat aktive me koronavirus në vendin tonë ndodhen kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.
COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020)
Testime totale 12294
Testime molekulare 11764
Testime serologjike 530
Raste pozitive 933
Raste të shëruara 714
Raste Aktive 188
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 78
Krujë 46
Durrës 17
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1.