Në sulmet e ndërmarra nga ana e regjimit të Esadit dhe përkrahësve të tij ndaj Gutës Lindore pavarësisht armëpushimit të vendosur me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe armëpushimit humanitar ditor 5 orësh të shpallur nga ana e Rusisë, janë vrarë 19 civilë.

Sipas informatave të marra nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Gutën Lindore, forcat e regjimit dhe ato ruse krahas rezolutës së KS të OKB-së edhe dje vazhduan të godasin Gutën Lindore.

Në sulmet ajrore të djeshme të filluara në orët e mëngjesit janë bombarduar vendbanimet civile në Duma dhe Haresta, dy nënprefektura këto të Gutës Lindore që ndodhet në afërsi të kryeqytetit Damask e që kontrollohet nga ana e opozitarëve si dhe qytezat Sakba, Arbin, Hammuriye, Beyt Sava, Xhisrin, Misraba, Kefer Batna dhe Zemelke.

Në sulmet e ndërmarra kanë humbur jetën gjithsej 19 civilë ku në Zemelke janë vrarë 10 civilë, në Xhisrin 8 dhe në Sakba 1.

Regjimi sirian pengon sërish kalimin e autokolonës së ndihmës për Gutën Lindore | TRT  Shqip

Regjimi sirian pengon sërish kalimin e autokolonës së ndihmës për Gutën Lindore | TRT Shqip

OKB-ja kanë njoftuar se autokolona e ndihmës humanitare që pritej të dërgohej të enjten në Gutën Lindore nuk ka mundur të lëvizë drejt rajonit për shkak se nuk është siguruar leje për një qasje “të si

Ndërkohë që ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke i dërguar të plagosurit nëpër spitale përreth, mbretëron shqetësimi nga rritja e numrit të viktimave për shkak të sulmeve në vazhdim.

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, në sulmet ajrore ndaj Gutës Lindore të ndërmarra mes datave 19 shkurt-7 mars nga forcat e regjimit dhe përkrahësit e tyre, janë vrarë 862 civilë.

Së bashku me civilët e vrarë në sulmet e djeshme numri i viktimave brenda 18 ditëve të fundit arriti në 881.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re